TIRANË

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të qenë edhe ministër i Jashtëm. Në një status në “Facebook”, Vasili shkruan me ironi se Rama të ishte vetëpropozuar edhe për 8 postet e tjera të ministrave. Do ishim rehat se do kishim një Rama kryeministër dhe 9 Rama ministra, vazhdon ironinë Vasili duke i cilësuar ‘kukulla’ ministrat e sapozgjedhur.

STATUSI I VASILIT
Rama të propozonte veten edhe për 8 ministrat e tjerë. Kjo duhej…!!!
Që propozimi i vetes për ministër nga Edi Rama është veprimi më idiot i pluralizmit shqiptar këtë nuk e luan as topi.
Që kryeministri Rama do t’i kërkojë hesap ministrit të jashtëm Rama edhe kjo është komedia më idiote më e madhe e pluralizmit shqiptar.
Ndonëse veprim prej budallai, propozimi i vetes është veprimi më i sinqertë i Edi Ramës.
Por që të ishte i sinqertë deri në fund duhet të propozonte veten edhe për tetë postet e tjera të ministrave.
Dhe do ishim rehat se do kishim një Rama kryeministër dhe 9 Rama ministra.
Ky propozoi në fakt jo 8 ministra por nja 8 pece këmbësh për këpucët e tija, 8 panolina për brekushet e tija, 8 kruajtëse dhëmbësh për gojën e tij.
Në fund të llogarisë do dukej që kishim shumë ministra por në fakt do të kishim vetëm një budalla të dalë nga mëndët.

Vasili Fb
Vasili Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: