NGA ERJOLA JATA* TIRANË- Mazhoranca ka kalkuluar deri në detaj votat për zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas kryetarit të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, koalicioni do të dalë me një kandidat të vetëm për 61 bashkitë e vendit për të maksimizuar votat.

Ndonëse vizitat e kreut të PS, Edi Rama janë intensifikuar kohët e fundit në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, numri 2 i LSI-së mohon arritjen e një marrëveshjeje paraprakisht.
Ndonëse kreu i grupit parlamentar të LSI-së thotë se është ende herët për një marrëveshje politike, fillimi i muajt mars do të shënojë nisjen e regjistrimit të partive në KQZ çka do të sjellë një formulë të koalicionit.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: