TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me formimin profesional të oficerit Emiljano Nuhu, i cili denoncoi publikisht djalin e deputetit të PS-së për dhunimin e një vajze.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili, duke ironizuar Ramën, u shpreh ‘kundër’ qëndrimin të Berishës.

“Pse nuk jam dakord me Prof.Dr.Berishen!!
Me keqardhje, por nuk jam dakord me statusin e fundit te Dr.Berishes ku ai me korrektese paraqet 9 diplomat e Emiljano Nuhut.
Po ç’pershtypje mund ti bejne shkollepakut kryeminister diplomat.
Per shkollepakun diplomat,kualifikimet,
thellimi shkencor jane turp dhe jo merite”, shkruan Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb