Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar një dokument nga raporti i “Venecias”, duke u shprehur se Komisioni ka reflektuar thellë  e se në fund u bind se presidenti Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese.


Vasili thekson se Komisioni i Venecias nuk ka gjetur asnjë shkelje të ligjit nga ana e presidentit, ndërsa thotë se pas kësaj, Rilindja duhet të ikë.


  • foto galeri

Postimi i Petrit Vasilit:


Venecia reflektoi e ndryshoi thelle,ZERO shkelje kushtetute nga Presidenti, rilindja te ike!!(FOTO). Tani te mbyllin gojen dhe te ikin se rrahen uje ne havan per 4 muaj me shkarkimin e marrë te presidentit!!.

Edi Rama dhe rilindja u diskredituan,u poshteruan dhe u perdhosen si armiq te kushtetutes,te ligjit dhe te Shqiperise.

Venecia reflektoi thelle dhe raporti final i saj pasqyron ndryshimet thelbesore nga raporti paraprak.(FOTO).

Reflektimi gjithmone mbetet vlere e shtuar As edhe nje shkelje e vetme e kushtetutes. Dekretet e presidentit jane ne fuqi te pa ankuara apo sfiduara ne asnje gjykate ne Shqiperi a jashte saj.

Votimet moniste-puniste te Edi Rames u konfirmuan nga Venecia si 100% te paligjshme dhe njolle e zeze per Ramen dhe rilindjen. Fale dekreteve te Presidentit u evitua gjakderdhja aq e desheruar nga Edi Rama.

Presidenti veproi me pergjegjshmeri te plote, ne respekt absolut te Kushtetutes dhe mbrojti pluralizmin dhe demokracine si shtyllat fondamentale te rendit demokratik dhe i sherbeu me patriotizem te tashmes dhe te ardhmes europiane te vendit. Ka vetem nje shkeles e dhunues te kushtetutes dhe ligjit ky eshte Edi Rama.

Komisioni hetimor per shkarkimin e presidentit si nje kor sorrash te zeza duhet pushoje menjehere se ekzistuari,per ti dhene fund nje neverie qe vjen ere “psikopatie” te Edi Rames.

Deshtuan me turp me Venecian,deshtuan me turp me hapjen e negociatave tani te ikin se boll u jargaviten mbas kembeve te karrigeve te pushtetit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb