Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, në kohën kur ishte në opozitë dhe kërkonte hapjen e kutive të votimit.

Përbri videos së publikuar në “Facebook”, Vasili shkruan se rilindasit e KQZ qëndrojnë me heroizëm dhde rrëzojnë kërkesën e kryetarit Klement Zguri për hapjen e kutive. Më tej, Vasili thekson se është neveri të dëgjosh sot çfarë thoshte ky dënglaxhi kryeministër.

“Kryeministri dje dhe sot,cfare peshtirosje.(VIDEO). Rilindasit e KQZ qendrojne me heroizem dhe rrezojne kerkesen e Kryetarit te KQZ Klement Zguri per hapjen e kutive. Shiheni vete cfare thoshte Edi Rama per hapjen kutive ne 2009.

Priteni kur te thote qe nuk eshte ai,se nuk e ka fare problem ky qe te genjeje pa u skuqur. Cfare neverie te degjosh sot se cfare thoshte dje ky dënglaxhi kryeminister.(VIDEO)”, shkruan Vasili.

Vasili
Vasili

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb