TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka bërë një pyetje publike kryeministrit Edi Rama për faktin se pse u dorëhoq Fatmir Xhafaj nga posti i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Vasilit, Rama qan për Lleshin se të vërteta të tilla ai as do t’i thotë dhe as do t’i luftojë kurrë.

“Shqiptaret duan te dine arsyet e medha se pse iku Xhafaj dhe jo sepse nuk u emerua Lleshaj, i cili si keshilltar i sigurise kombetare te kryeministrit kishte noterizuar per vite me radhe ato qe Xhafa i luftoi. Kryeminister mos fol më….kerkush nuk te beson më.”, shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministër, shqiptaret duan te dine pse iku Xhafaj dhe jo pse s’erdhi Lleshaj.
Kryeministri po qurrepset per te dekretuar Lleshajn. Po perse i nxjerr bojen vetes kaq keq ??
Arsyet i gjen te plota te fjalet e ish ministrit Xhafaj ne fjalën e tij te largimit.
Kryeministri e konsideronte kanabisin një shpifje te opozitës
ja ccthotë Xhafaj: “Kemi mbyllur problemin e kanabisit, duke i dhënë fund një historie turpi”.
Edi Rama ulerinte e mohonte si i marre inkriminimin e tij, kriminalizimin e vendit dhe berjen e shtetit njesh me krimin.

Ja ç’thote Xhafaj ne fjalen e fundit te tij:
“Ata anëtarë të botës së krimit që deri dje ndiheshin si zot shtëpie në rrugët e qyteteve tona dhe sfidonin hapur shtetin në jo pak raste, sot kanë kuptuar se ka marrë fund koha kur ata mundet ta sfidonin atë, apo më keq akoma të ishin në ndonjë rast në një anë me përfaqësues të shtetit.”-t
Ky kryeminister qan per Lleshajn se eshte e sigurte, qe te verteta te tilla ai as do t’i thote dhe as do t’i luftoje kurre.

Ndaj shqiptaret duan te dine arsyet e medha se pse iku Xhafaj dhe jo sepse nuk u emerua Lleshaj, i cili si keshilltar i sigurise kombetare te kryeministrit kishte noterizuar per vite me radhe ato qe Xhafa i luftoi.
Kryeminister mos fol më….kerkush nuk te beson më.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb