TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasilin përmes një statusi në ‘Facebook’ ka sulmuar qeverinë ‘Rama’.


Sipas Vasilit, qeveria përball krimit është lakuriq. Po ashtu Vasili tha se çlirimi i vendit nga krimi është një sfide pa kthim dhe pa ndalim.


REAGIMI I VASILIT
Qeveria lakuriq perpara krimit ve përpara si gjethe fiku drejtësinë e kapur.


Çlirimi i vendit nga krimi, qe ka kapur për fyti kryeministrin dhe qeverinë është sfide pa kthim dhe pa ndalim.
E gjendur lakuriq ne ekspozimin ndaj krimit rilindja po ve përpara, për t’u mbrojtur, drejtësinë e kapur si gjethe fiku.
Rilindja tani po përdor gërmadhën e drejtësisë së mbetur për t’u futur ne brekushet e saj.
Pasi kapen kryeprokuroren,
vetingun, pasi futen si anetare te KLGJ dhe KLP lloj e soj personazh pa integritet te refuzuar edhe nga ONM,pasi shkaterruan kushtetuten e 21-22 korrikut, pasi shkrine Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte, pasi lane vendin pa KLGJ dhe KLP rilindja dhe te sajet menduan se ja hodhen.
Lufta pa asnje kompromis me krimin dhe me ata qe e perfaqesojne ste ne krye te qeverise eshte vija ndarese per cdo qytetar, analist e politikan me integritet dhe qe e do vendin.
Kushdo qe do te rrekej te bente alibine e krimit per shkak te mëditjes erekeqe te qeverise do te ishte as me shume dhe as me pak se sa nje me shume pas gjethes se fikut te qeverise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb