TIRANË- LSI ka reaguar pas rrëzimit të dekretit të Presidentit për lojërat e fatit nga komisioni parlamentar i ekonomisë.

Në një status në “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se qeveria po ulërin “rroftë bixhozi” dhe i kërkon kryeministrit Edi Rama të reagojë.

Vasili më tej shpjegon dekretin e Kreut të Shtetit, ndërsa thekson se ‘gojëtarët shkollë pakët të qeverisë në parlament pranuan të poshtërohen përpara popullit dhe mbrojnë bixhozin, që shkatërron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfër të shqiptarëve mbi 135 milion euro’.

STATUSI I VASILIT
Qeveria ul tatimin dhe ulërin: Rroftë bixhozi. Kryeministër ku je futur, dil dhe fol?!
Qeveria në parlament rrëzoi dekretin e presidentit.
Dekreti kërkonte të mos ulej tatim fitimi për bixhozin dhe të mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkatërrues për vendin.
Gojëtarët shkollë pakët të qeverisë në parlament pranuan të poshtërohen përpara popullit dhe mbrojnë bixhozin, që shkatërron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfër të shqiptarëve mbi 135 milion euro.
Në 2013 kur filloi operacioni i policisë, ‘Fundi i Marrëzisë’, në Rama mashtroi pa u lodhur dhe tha se “askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”
Që nga 2013 numri i pikave të basteve nga 928 u rrit në 4230 dhe 135 milion euro përpihen atje. Ramë ku je? Ramë pse e pështyve premtimin??
Qeveria ulërin “Rroftë bixhozi” dhe tregon injorancën e saj në kufijtë e idiotësisë kur thotë me gojën plot që 15% mbi 10 lek është më e madhe se 15% mbi 100 lek.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb