Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me oligarkët po rrënon ekonominë e shqiptarëve të thjeshtë e të ndershëm të vendit.

Vasili thekson se kur babëzia shkon përtej limiteve, ekonomia prek fundin dhe vendi shkon drejt regresit.

Postimi i Petrit Vasilit:

“Arti i qeverisjes konsiston ne mbledhjen e aq parave nga nje klase sa te mund te kenaqe me to klasen tjeter” keshtu thotë Voltaire nje nga Filozofet me te medhenj.

Kurse shkollepaku qe qeveris ne Shqiperi rremben leket e shqiptareve dhe kenaq me to veten dhe oligarket. Prandaj shqiptaret jane ne mjerim dhe te zemeruar sepse parate e tyre rrembehen dhe mijra te varfer shtohen cdo vit.

Kur shkollepakesia dhe babezia behen bashke prodhohet vetem shkaterrim ekonomik dhe hajduteri pa kufi. Shqiperia e ka prekur fundin ne ekonomi dhe nje gjysem hapi me tej eshte gremina dhe shkretimi i vendit.

Kriza duhet ndalur sot,neser kriza do te jete pa kthim.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb