TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se do të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëria. Vasili thotë se Rama është deklaruar armik i betuar i integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës.

Madje sipas tij, Rama është një renegat në krye të qeverisë së Shqipërisë që merr misionin të dëmtojë dhe zhbëjë Kosovën.

STATUSI I VASILIT
Edi Rama gati të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet në Shqipëri.
Edi Rama tashmë publikisht u deklarua si armik i betuar integritetit territorial dhe kushtetues të Kosovës të fituara me sakrifica çnjerëzore pas dekadash të tëra përndjekjeje, masakrash e luftërash pa fund.
Ndonëse s’ka asnjë tagër të flasë për tokën e Kosovës, Edi Rama në funksion të detyrave, që merr nga pjesët më të errëta dhe të egra antishqiptare shfaqet si kamikaz anti Kosovë.
Në mendjen e Edi Ramës është e pakuptueshme se si Trepça dhe Ujmani si pasuri kolosale të mos jepen me koncesion dhe të grabiten në mënyrë të pamëshirshme prej tij dhe çdo hajduti tjetër këndej e andej kufirit.
Shqipëria ka qenë në shekuj e palëkundur në krah të Kosovës në çdo hall të madh të saj.
Është hera e parë që një renegat në krye të qeverisë së Shqipërisë merr misionin të dëmtojë dhe zhbëjë Kosovën.
Asnjë shqiptar i vetëm nuk është në krah të Edi Ramës në axhendën e tij të ndyre anti Kosovë.
Në 16 shkurt çdo qytetar proteston për veten dhe sivëllain e tij në Kosovë.
16 shkurti është më shumë se mision, më shumë se detyrë, më shumë se patriotizëm!!

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb