Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, me anë të një postimi ka komentuar vizitën e Ramës në Kosovë. Vasili shprehet se Rama shkon në Prishtinë, pasi ka frikë të ballafaqohet me parlamentin e Shqipërisë.
“Asnje Kryeministër në Evropë apo cdo vënd të qyteteruar as do të guxonte ta mendonte e jo më ta bojkotonte Parlamentin, sepse llogaridhënia në Parlament nuk është as me qejf as me dëshirë, por detyrim i patjetërsueshëm kushtetues”, shkruan Vasili.
“Nuk mund të shkoja në Kosovë, që të dëgjoja Ramēn, që s’qaset në Kuvendin e Shqipërise e flet ne Kuvendin e Kosovës!
Edi Rama ka frikë nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj e ka bojkotuar atë prej kohësh, por ndërkohē del mban fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Rama është votbesuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe bashkë me votbesimin ka marrë përsipër detyrimin të japë llogari përpara Kuvendit për bëmat e gjëmat e tij të panumërta.
Por me sjelljen e tij, ku mafioziteti dhe paqëndrueshmëria psiqike janë bërê bashkë, Rama rezulton Kryeministri me sjelljen më antikushtetuese dhe banditeske në raport me Kuvendin në të gjithë historinë e shtetit shqiptar qe nga viti 1912.
Sigurisht me këta Kryetarë Kuvendi të vdekur shtetërisht dhe moralisht, që nuk guxojnë ta detyrojnë dhe imponojnë të vijë në Kuvend për të dhënë llogari lejon që ky psikomafioz të sillet siç do ai. Ky akt lufte i shpallur nga Rama ndaj Kuvendit Kushtetutës dhe llogaridhënies ne Kuvend e ka kthyer atë në një Kryeminister totalisht ilegjitim.
Asnje Kryeministër në Evropë apo cdo vënd të qyteteruar as do të guxonte ta mendonte e jo më ta bojkotonte Parlamentin, sepse llogaridhënia në Parlament nuk është as me qejf as me dëshirë, por detyrim i patjetërsueshëm kushtetues.
Ndaj pjesmarrja në një aktivitet kuvendor me një Kryeministër, që refuzon hapur e dhunshëm Kuvendin e Shqiperise do të thotë të mos kesh asnjë respekt për veten dhe këtë nuk mund t’ja lejoja vetes”, shkruan Vasili.
(Balkanweb)