TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se po sulmon teatrin si bolshevikët që dëmtuan veprat e artit. Ai sjell foton e një poltrone, simbol të teatrit të dëmtuar duke e akuzuar kryeministrin dhe policinë për përdhosjen e saj.

POSTIMI I VASILIT
Edi Rama dhe vandalet e tij sulm mbi Teatrin, si bolsheviket mbi Pallatin e Dimrit (FOTO).
Brutale, vulgare dhe pagdhendur rilindasit e Edi Ramës dhunojnë objektet, që kanë bërë historinë e mrekullueshme të artit dramatik në Teatër.
Njëlloj si bolshevikët, që urinonin mbi veprat e artit kur mësynë Pallatin e Dimrit, ashtu edhe këta vunë dorë mbi gjithçka me vlerë në Teatër.
Shihni një poltronë, që ka shërbyer për vënien në skenë të kryeveprave të dramaturgjisë në teatër, që përdhoset në një qoshe nga policia bolshevike dhe vandale e Edi Ramës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb