TIRANE

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar një kronikë të medias italiane Rai 2 që sipas tij tregon dëshmi të reja për blerjen e votave në vitin 2017 nga krimi i organizuar. Vasili u shpreh se Edi Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme.

Rai2 ka transmetuar një kronikë nga Shijaku. Spikerja e televizionit italian thotë se gazetari Leonardo Zelino ka takuar një trafikant droge dhe armësh.

Rai 2 hedh dritë dhe jep dëshmi të reja për blerjen e votës në vitin 2017 nga krimi i organizuar që mbështetet nga qeveria. Narkoshteti bleu zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të blejë sërish zgjedhjet e ardhshme. Këtë konfirmon krimi i organizuar. Edi Ramën e mban çdo sekondë në pushtet krimi i organizuar të cilët e kanë vënë atje që të mbulojë aferat e tyre dhe të grabisë shqiptarët. Ka një pyetje që e ngre dhe RAI për dosjen 339.

Pse kanë frikë të ecin përpara me këtë dosje? Çfarë shantazhesh personazhet e dosjes i bëjnë njëri tjetrit? Çfarë të vërtetash tronditse kanë për njëri tjetrin. RAI2 konfirmon që dosja mbahet e bllokuar. Sot i tërë populli shqiptarë së bashku me opozitën janë vendosur në një krah dhe në krahun tjetër ndodhet një Kryeministër mbështetur nga kriminelët. Sfidën e ka fituar dhe e fiton populli. Çdo sekond i kaluar do jetë shkatërrimtar për Ramë. Shqipëria është e jona dhe nuk e vjedh dot Rama me dosjen 339”- tha Petrit Vasili.

Asdsssss

Fjala e plote e Vasilit:

Jemi së bashku në këtë komunikim pas dëshmive tronditëse të televizionit shtetëror italian Rai2, i cili hedh dritë dhe jep dëshmi të reja për blerjen e votës në 2017 nga krimi i organizuar, i orkestruar dhe i mbështetur fortësisht nga qeveria.

Po ju lë pak sekonda të ndiqni pikërisht se çfarë televizioni italian ka bërë publike në mënyrë tronditëse dhe pastaj vazhdojmë bashkëbisedimin së bashku.

Narkoshteti dhe marijuana bleu zgjedhjet e 2017-ës dhe do të blejë sërish zgjedhjet e radhës. Këtë konfirmon krimi i organizuar, ai krim i organizuar, i cili e bëri Edi Ramën të paraqitej përpara shqiptarëve pa program dhe duke kërkuar vetëm timonin dhe tepsinë, sepse timonin i kërkonte krimi i organizuar, ta kishin vetëm dhe të grabisnin pafundësisht shqiptarët duke u dhënë alternativë të vetme trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.

Pra është e qartë që telekomandën e Edi Ramës dhe 74 deputetëve që ndodhen në atë sallë të zgjedhur nga krimi i organizuar, e mban në dorë krimi i organizuar. Edi Ramën e mban çdo sekondë akoma në pushtet dhe ia mbledh dorën për të mos u larguar nga karrigia e tij që vjen erë, pikërisht se këtë urdhër Edi Rama pret ta marrë nga kriminelët që e kanë vënë atje që të grabisë shqiptarët për ta, të mbulojë aferat e tyre dhe të lejojë çfarëdolloj veprimtarie kriminale në vend dhe ajo të mos ndërshkohet.

Ka një pyetje të cilën e nge dhe Rai2, që është bërë publike edhe nga Zëri i Amerikës, ka një dosje që përvëlon dhe djeg që është dosja 339. Pse kanë frikë dhe prej dy vjetësh nuk guxojnë të ecin përpara me këtë dosje dhe kanë vënë të tërë Prokurorinë e kapur që ajo ta mbajë të bllokuar? Çfarë shantazhesh personazhet e dosjes i bëjnë njëri-tjetrit? Çfarë të fshehtash të mëdha, tronditëse, shkatërrimtare, kanë për njëri-tjetrin dhe me këto iu bëjnë shantazh nga afër dhe në distancë? Në ç’rol kriminal është vendosur kjo Prokuroria shqiptare që vazhdon të mbajë mbyllur, ndërkohë që gjëmon gjithë globi, gjithë Europa nëpërmjet një televizioni me një autoritet botëror si Rai 2, konfirmon që prej dy vitesh dosja mbahet e bllokuar, Zëri Amerikës konfirmon që dosja mbahet dy vitesh mbahet e bllokuar? Krimi është aty, mbahet i bllokuar, sepse brenda krimit janë kryekriminelët që qeverisin vendin me kryekriminelin, Edi Rama.

Shqiptarët duhet ta kuptojnë qartë dhe prerë. Sot i tërë populli shqiptar, së bashku me opozitën shqiptare dhe opozitarët shqiptarë, ish-deputetë si qytetarë të lirë janë vendosur në njërin krah, në këtë apel nuk mungon asnjë shqiptarë i vetëm dhe në krahun tjetër ndodhet vetëm një Kryeministër i rrethuar nga të inkriminuar, mbështetës i kriminelëve dhe i telekomanduar nga kriminelët. Sfidën përjetësisht dhe padiskutueshmërisht e ka fituar populli, çdo sekondë e humbur do të jetë më e keqe dhe shkatërrimtare, do të jetë shumë e rëndë dhe pa kthim për Edi Ramën, por do të jetë një ditë e madhe dhe e mirë për popullin.

Shqipëria është Shqipëria e të gjithë neve, e gjithë shqiptarëve dhe nuk mund ta grabisë as Edi Rama nëpërmjet dosjes tij 339 dhe as kriminelët si një grusht i vogël i pakët që janë sepse kjo përballje ndërmjet këtij tsunami popullor dhe kësaj dore kriminele në anën tjetër ka vetëm një rezultat, fitoren e vetme të popullit.

Ju faleminderit të nderuar qytetarë dhe jini shumë të vëmendshëm në çdo ditë të vetme, të gjithë së bashku në luftë kundra këtij grupi dhe këtij sekti kriminelësh në krye të vendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb