TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me paketën anti-shpifje që po përgatit qeveria e tij.

Në një status në “Facebook”, Vasili e cilëson Ramën shpifës ordiner, duke i kujtuar raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe sugjeruar t’i padisë për shpifje.

“BE dhe SHBA ‘shpifin’ për drogën dhe krimin, kryeministri ç’pret t’i padisë. Bo bo ç’gajasje kryeministri i Grizeldës po ankohet për shpifje.
Ky kryeministër njihet deri në Bruksel si shpifës ordiner dhe sot po flet për shpifje. Lëri dënglat e shpifjeve se u bëre si gratë e liga.
Shko padit edhe Departamentin e Shtetit, BE, Francën, Gjermaninë se “shpifin” për ty dhe thonë, që ti mbushe Shqipërinë me krim të organizuar, krim dhe korrupsion. Ore kryeministër karnavale mos pyet fare, padite gjithë globin. Kur të le mendja si puna jote çdo gjë lejohet”, shkruan Vasili.

Vasili Fb
Vasili Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb