Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar, pas raportit të DASH, ku flitet për klimën e biznesit në vendin tonë.


Vasili shkëput një pjesë të raportit dhe thotë se në të duket qartë fytyra e kriminalizuar e qeverisë së Edi Ramës.


Postimi i Vasilit:


Departamenti Amerikan i Shtetit ne Raportin e publikuar sot tregon qarte fytyren e vertete te kriminalizuar te qeverise se Rames.

Lexojeni vete:

“Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Qeveria shqiptare po bën një përpjekje të bashkërenduar për të përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor.”

(d.xh/Balkanweb)