TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Sociliaste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas debatit të krijuar ditën e djeshme mes Presidentit Thaçi dhe ish-kryeministrit Berisha për çshtjen e kufijve.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI i ka dhënë një përgjigje presidentit Thaçi në lidhje me nismën e tij për ndryshimin e kufijve të Kosovës, dhe për sulmin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo, ndërsa ‘hallet’ e vetes të mos i bëjmë të shqiptarëve’, shkruan Vasili në Facebook si përgjigje ndaj sulmit të djeshëm të Thaçit.
POSTIMI I PLOTE
Kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo, ndërsa “hallet” e vetes të mos i bëjmë të shqiptarëve. Kufijtë janë në rregull.
Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbësit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.
Dhe fituesi duhet të sillet si fitues e kundërta është faj. Ekonomia nuk është në rregull as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Eshtë në krizë ekonomia. Eshtë i madh korrupsioni. Pastrohen edhe para të pista shumë bile.
Shqiptarët këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë herë më të mirë dhe më të fortë.
Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.
Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet. “Hallet” e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve.
(BalkanWeb)