TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar se bashkëjeton me bandat kriminale.

Ai krahasoi kryeministrin shqiptar me zv.kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm italian Mateo Salvini. Ky i fundit sipas Vasilit kërcënohet me vdekje nga bandat pasi i ka hapur luftë krimit të organizuar dhe bandave dhe mëbshtetja ndaj tij është rritur.

Ndërsa kryeministri Rama për Vasilin iu buzëqesh bandave.

STATUSI I VASILIT
Salvinin e kërcënojnë me vdekje bandat, ndërsa kryeministrit tonë i buzëqeshin.
Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini hapi një front lufte të pamëshirshme ndaj krimit të organizuar, bandave, trafikantëve të drogës dhe të qenieve njerëzore në Itali.
Rezultatet e tij brenda pak javëve kanë qenë të jashtëzakonshme dhe mbështetja e qytetarëve italiane për të rritet në mënyrë spektakolare, ndërsa shqetësimi i bandave të kriminelëve më i madh se kurrë.
Duke i goditur në zemër bandat Salvini ai po përballet edhe me kërcënimet me vdekje prej tyre.
Ndërsa kryeministri i Shqipërisë bashkëjeton me 40 banda kriminale të deklaruara nga ai vetë.
Këto banda i buzëqeshin kryeministrit dhe ai iu buzëqesh atyre se kanë shumë gjëra të përbashkëta mes vedi.
Kryeministri ka frikë edhe të flasë e jo më t’i godasë bandat.
Kryeministri, që bën llafazanin, arrogantin, gojëpisin dhe që kakaris si gjeli në pleh, kur vjen fjala të bandat rri si pulë e hutuar. Kuptohet ka frikë.
Megjithëse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe CIA flasin qartë për krimin e organizuar, pastrimin e parave të pista i vetmi që nuk flet, nuk lëviz gishtin, nuk vepron është vetëm ai, kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb