TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e cilëson skandal shpërthimin e autotransformatorit të OST, në Tiranë. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shprehet se problemi po mbahet fshehur nga qeveria. Ndër të tjera, Vasili shkruan se largimi i profesionistëve në sistemin energjitik po sjell katastrofa shumë të rënda jo vetëm për qytetarët, por edhe për financat e shtetit.

“SKANDALI.Shperthen autotransformatori,nyje kyçe transformimi,pritet dimer pa drita!!!

Largimi i profesionisteve ne sistemin energjitik po sjell katastrofa teper te renda per qytetaret dhe per financat e shtetit.

Rasti me i fundit pak ore me pare eshte: Shperthimi i Autotransformatorit 320 MVA, AT 1 ne Nenstacionin e OST, Tirana 2.

Arsyeja e ketij shperthimi eshte se nuk reagon mbrojtja e linjes Tirana 2 – Podgorice dhe per kete shkak tensioni kalon vleren 445kV.

Ne kete menyre Shqiperia humbet nje nga nyjet me te rendesishme te transformimit

Nyja doli nga puna per shkak te operimit te Sistemit ne nivele absolutisht te palejuara te Tensionit

Kjo ka sjelle per pasoje demtimin e izolacionit dhe ka sjelle renien ne lidhje te shkurter

Autotransformatori qe ka shperthyer eshte prodhim Italian I kompanise Tamini

Ky Nenstacion mjaft i rendesishem eshte ndertuar ne vitin 2011.

Pasoja qe bie mbi qytetaret eshte se gjate dimrit ata do jene pa drita,pasi instalimi i nje nenstacioni te ri kerkon rreth 8 muaj kohe.

Problemi po mbahet fshehur nga qeveria.

Presim tani te degjojme shpjegimet e cmendura te keyeministrit,por perpara cdo gjeje presim te na shpjegoje se si u larguan profesionistet duke lene sistemin ne duart e sharlataneve,pasojat e te cileve i vuajme ne te gjithe.”-shkruan Vasili.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb