Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ajo që ka bërë qeveria shqiptare me stadiumin “Qemal Stafa” është një skandal i vërtetë.

Vasili shprehet se Arena Kombëtare ka pak më shumë se 20 mijë vende në një Tiranë që ka 800 mijë banorë dhe që rritet nga dita në ditë për nga numri i popullsisë. Ai shton se kjo ndodh kur qeveria drejtohet nga shkollë pak, që nuk kanë as vizion.

Postimi i Petrit Vasilit:

Skandali!!

Stadiumi Qemal Stafa kishte rreth 20 mije vende ne nje Tirane me rreth 170 mije banore perpara viteve 90′.

Kjo Arena Kombetare me tre tribuna,çalamane dhe me nje kulle si paterice ka 21777 vende ne nje Tirane rreth 800 mije banore.

Tirana rritet 400% ndersa kapaciteti i stadiumit rritet shume shume pakëz me vetem me 9%.

Ne ke te lloj Arene Kombetare kurre nuk mund te zhvillohet ndonje finale e Champions League, Europa League apo kampionateve europiane, kjo për faktin se kjo ka një kapacitet me pak se 22 mijë vendesh, që është nën kufirin e kërkuar nga UEFA prej 40 mijë vendesh.

S’ke çi thua kesaj qeverie,vizionare te vertete.

Edhe me shume nuk ju kerkojme dot,shkollepakesia kaq mendon.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb