Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Vasili tha se Rama do të mbahet mend për gënjeshtrat e tij, ndërsa shton se; “negociatat per anetaresim ne BE nuk hapen dhe kushtet shtohen ky thote qe i paska bere te gjitha kur nuk ka bere asgjë”.

REAGIMI I VASILIT
Edi Rama gënjeshtar “madheshtor”, sot mohon pa u skuqur,turp kush e beson??
Edi Rama nuk lodhet se genjyeri.
E vetmja gje qe do te mbahet mend nga ky njeri i lodhur e i vetmuar dhe i shplare nga parimet eshte pacipesia per te genyer ne menyre “madheshtore”. Ndersa negociatat per anetaresim ne BE nuk hapen dhe kushtet shtohen ky thote qe i paska bere te gjitha kur nuk ka bere asgje.

Kushtet jane saktesisht ato qe nuk ka bere dhe qe i rendojne Shqiperise si gur ne qafe.
Sot genjeshtari “madheshtor” Rama thote:
“Por e rëndësishme është që nuk varet më nga ne dhe çfarë kemi bërë ne, por nga një qasje e përbashkët e KiE-së ku duhet të krijohet konsensus, përndryshe një qasje e ndryshme e një vendi për interesa të ndryshme mund të pengojë vazhdimin e procesit.”
Ndersa dje po ky genjeshtar madheshtor thoshte nje vit me pare :qe morem daten e negociatave mes tallazeve,mirenjohje Europes etj,bile dekoroi edhe ca ambasadore.
Po sot?
Kjo fare genjeshtre dhe ky genjeshtar i pacipe e i palodhur jane ofendim per shqiptaret.
Shqiptaret mund te votojne per ke te duan mund te mendojne si te duan por ky lloj genjeshtari dhe kjo lloj genjeshtre eshte poshterim per shqiptaret.
Shiheni videon se si genjeshtari madheshtor genjente nje vit me pare per hapjen e negociatave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: