Kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është takuar me fermerët në Lushnje ku ka ndarë me ta shqetësimet me të cilat përballen ata dhe bujqësia. Pas takimit, Vasili tha se bujqësia po përballet me shqetësime të tregut dhe kërkon që të merren masa që të ndikojnë në rritjen e çmimit të produkteve bujqësore. Për zgjidhjen e situatës, Vasili kërkon që Ministria e Financës, Bujqësisë dhe Ekonomisë të ulen së bashku.

“Bujqësia po përballet me shqetësime të tregut. Ministria e Financës, Bujqësisë dhe Ekonomisë të ulen së bashku. Të ngrihen zyrat e monitorimit të eksporteve bujqësore. Masa që ndikojnë në rritjen e çmimit të produkteve bujqësore. Të vlerësohet pagesa e TVSH-së direkt fermerëve. Të vlerësohet pagesa CASH deri në 100 mijë lekë. Të ngrihet bursa e produkteve bujqesore”, është shprehur Vasili në një reagim për mediat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb