TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se është provuar se organizata rilindase në KQZ ka kryer krimin e shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Ai numëron disa nga ngjarjet e ditëve të fundit, duke nisur me raportin e ODIHR e më pas vendimet e gjykatave kundër konfirmimit të votimeve socialiste.


Sipas Vasilit, do të jenë të parët anëtare të KQZ në historinë e pluralizmit, që do dënohen edhe si kamikazë.


POSTIMI I VASILIT
U provua që Organizata rilindase në KQZ ka kryer krimin e shkatërrimit te zgjedhjeve në Shqipëri.
Më parë ODIHR i vuri vulën regjistrimit të paligjshëm nga KQZ të Bindjes.
Gjykatat shqiptare me gjithë presionin banditesk të Ramës dhe rilindjes refuzuan të konfirmonin votimet socialiste që KQZ iu imponuan shqiptarëve në 30 qershor.
Organizata rilindase në KQZ do të përgjigjet deri në një për shkelje të kushtetutës duke rrëzuar dekretin e presidentit, për shkelje të kodit zgjedhor, për shpërdorimi të detyrës, për shpërdorim të fondeve publike për votime të paligjshme.
E sigurt është që do të jenë të parët anëtare të KQZ në historinë e pluralizmit, që do dënohen edhe si kamikazë, edhe si shkelës të ligjit edhe si persona të trashë, që vepruan si të marrë në dëm të Shqipërisë dhe interes vetëm të Edi Ramës.


Vasili
Vasili