TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili  pas investigimit të Zërit të Amerikës dhe Birn ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se çdo ditë që rri Rama  në pushtet, kriminelët festojnë.

Vasili shton se Rama duhet të shkulet me rrënjë si kancer i krimit.

Postimi i plote

Edi Rama ky kancer i krimit.

Po a ka surrat më të rrijë ne qeveri ky Edi Rama.

U tund Zeri i Amerikes duke denoncuar felliqesirat e vjedhjes se votave nga Edi Rama me kriminele dhe me horra ne krye te bashkive.

I madh e i vogel e ka te qarte si drita e diellit se cfare bandit kryeminister kemi dhe se si ky eshte bere njesh me kriminelet,se si eshte bere peng i krimineleve,se si ndan parate me ta,se si ja ka shitur shtetin krimineleve.

Cdo dite qe rri ky kryeminister eshte dite feste per kriminelet dhe dite ferri per shqiptaret.

Ky kryeminister duhet shkulur me rrenje si kancer i krimit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: