Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Vasilika Hysi në fjalën e mbajtur në parlament deklaroi se reforma në drejtësi është kryereforma e vendit, që do të çlirojë gjykatat nga influenca politike.

Hysi tha gjithashtu se qytetarët shqiptarë do të gjejnë më shumë drejtësi në sistemin e ri.

“Qytetarët shqiptarë për fat të keq për 30 vjet nuk kanë pasur një drejtësi të pavarur, por të kapur nga pushtetet. Kjo gjë duhet të marrë fund njëherë e mirë. Kjo arrihet përmes reformës në drejtësi. Kjo reformë, jetike për drejtësinë e shqiptarëve dhe për zhvillimin e Shqipërisë, pengohet dhe mbi të hidhet baltë.

Reforma në drejtësi nuk bëhet që të ikin disa gjyqtarë a prokuror dhe të vijnë disa të tjerë njësoj si ata. Do të ketë proces vlerësimi për cilindo që konkurron për të hyrë në procesin  e drejtësisë së vendit, për të kthyer njëherë e mirë besimin e qytetarëve shqiptarë në drejtësinë e pandikuar. Do iu jepet përparësi profesionistëve dhe nuk do të ketë licensim për persona që nuk kanë përvojën e duhur apo përgatitjen e duhur”, tha Hysi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb