TIRANE

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një dalje publike për mediat tha se Edi Rama dhe qeveria e tij vazhdon që të grabisë shqiptarët.

Ai përmendi akset nacionale Milot – Balldren dhe Dukat – Orikum, duke thënë se Rama ka vjedhur haptazi në këto rrugë. Vasili u shpreh më tej se nëse shqiptarët e refuzuan Ramën në masën 85 për qind, në protestën e 8 korrikut duhet të dalin 95 për qind në protestë për të çuar deri në fund mesazhin e qartë të popullit.

“Edi Rama bën hajdutëri galoponte. Rruga e Unazës së Re kushton sa florinj. Vjedhje është bërë edhe në aksin  Milot – Balldren dhe Dukat – Orikum. Hajdutëria, kapja dhe kriminalizimi nuk ka kufi.

Më 30 qershor ju refuzuat që ta votonit. 8 korriku është dita e përgjigjes së madhe.  Më 8 korrik duhet të marrin pjesë 95 për qind që të finalizojmë aksionin. Prandaj, 8 korriku është shumë i rëndësishëm”, tha Vasili.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb