Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Rama është një i sëmurë i çakërdisur, që ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë.

Vasili shton se Rama duhet të kurohet sot pasi “nesër do të hajë veten”.

“Kur ngaterron spitalin me qeverine!!

Ka thjesht nje te semure çakerdisur,te lene pas dore,pa asnje kurë dhe pa asnje trajtim,qe ka ngaterruar krevatin e spitalit dhe eshte ulur ne krye te qeverise.Kurojeni sot se neser do te haje veten”, shkruan Vasili.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament deklaroi se Ilir Meta është armik i Kushtetutës dhe ndaj duhet hetuar e ndëshkuar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: