Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar përmes një statusi në “Facebook”, pasi Edi Rama u përgjigj ndaj thirrjes së koalicionit politik në Gjermani CDU/CSU, teksa tha se 30 qershori nuk është në dorën e maxhorancës.

Vasili thotë se nuk ka shqiptar që nuk e di se Rama vjedh vota, që ktheu Shqipërinë në Kolumbi dhe është simbol i çmendurisë të grabitjes shtetërore te Unaza e Re.  Petrit Vasili shprehet se Rama sot është i vetëm përballë gjithë botës.

Statusi i Vasilit:

Edi Rama vetem fare perballe gjithe botes!! S’ka shqiptar por edhe nderkombetar,qe nuk e ka te qarte qe Edi Rama pervec se te vjedhe zgjedhjet nuk di asgje tjeter. Gjithe bota e di qe Shqiperine e ktheu ne Kolumbi vetem Edi Rama. Gjithe bota e di qe Edi Rama vjedh parate publike si asnje tjeter dhe unaza e re eshte sot simboli i cmendurise se grabitjes shteterore.

Gjithe bota e di qe eshte vetem Edi Rama qe ka shtyre zgjedhjet per nje certifikate. Sot Edi Rama eshte vetem fare. Interesante eshte kur flet sepse te vetmen gare te sinqerte ai e ka me veten….per te thene cdo dite nje budallek me te madh se nje dite me pare. Ky i fundit eshte edhe i vetmi sukses i merituar i Edi Rames si kampion i vertete i budallekut.

(d.x/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb