Reforma në Drejtësi është bërë temë diskutimi në emisionin “Real Story”, në News24.

Analistët Fatos Lubonja dhe Arjan Vasjari kanë rënë dakord se kjo nuk është një reformë perfektë, por ndryshe nga Lubonja, Vasjari mendon se kjo reformë që në hapin e parë është monitoruar nga ndërkombëtarët.

Vasjari: Nuk besoj që kjo është reforma perfekte.
Lubonja: Reforma ka dy aspekte, si është Kushtetuta, dhe si implementohet.

Vasjari: Dakord, se më heq fillin. Jam dakord me ty, kjo reformë ka probleme. Por, ne nuk mund të anashkalojmë një element thelbësor. Kjo nuk është një reformë që është lënë në autonominë e faktorit shqiptar. Që në hapin e parë e deri më sot kjo reformë monitorohet nga ndërkombëtarët, që nuk besoj se janë të dashuruar me Edi Ramën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb