Rocco Vata, sulmuesi me origjinë shqiptare, djali i ish kapitenit Rudi Vata, e bën “sefte” në Angli pasi gjeti golin e tij të parë me fanellën e Watford.

Vata u hodh si zëvendësues në minutën e 72-të, në fundin e ndeshjes, në minutën e 88-të, Vata mori një top në zonë dhe me të djathtën goditi menjëherë duke dërguar topin në rrjetë.

Goli i Vatës shmangu humbjen e Watford duke i dhuruar në këtë mënyrë një pikë të çmuar në transfertë përballë Hull City.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: