Rocco Vata, djali i ish kapitenit kuqezi, Rudi Vata, vijon me paraqitjet e shkëlqyera në Angli. Sulmuesi 19-vjeçar realizoi një super gol, këtë herë në FA Cup, në sfidën kundër Fulham. Në minutën e 33-të, Vata mori një top në mesfushë, depërtoi drejtë zonës kundërshtare dhe me një predhë nga distanca dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.
Goli i Vatës nuk i mjaftoi ekipit të tij Watford që pësoi një humbje 4-1 duke u eliminuar nga FA Cup. Ky ishte goli i tij i tretë me fanellën e Watford këtë sezon, plus 3 assiste.
Vata po zhvillon një sezon shumë pozitiv në Championship, në kategorinë e dytë angleze, por sulmuesi me origjinë shqiptare nuk ka vendosur ende se me këtë përfaqësuese do të luajë, aktualisht ka kaluar në të gjithë ekipet zinxhirë të përfaqësueses irlandeze.
(BalkanWeb)