Shpërthen një vatër zjarri në fshatin Zhulat Njësia Administrative Cepo në Gjirokastër. Mësohet se vatra e zjarrit ka filluar të bëhet aktive në vendin e quajtur Hone. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Brikena Metaj.
Menjëherë njësitë e PMNZH me në krye komandant Pëllumb Shalarin kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Veç kësaj janë angazhuar edhe banorë të fshatit në pamundësi të ndërhyrjes së mjeteve të zjarrfikëses, për shkak të terrenit të thyer.
Ne vendngjarje kanë shkuar edhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër, sektori i Pyje-Kullotave dhe të Agjencisë së Shërbimeve.