Një vatër zjarri që natën e mbrëmshme është shfaqur në malin e Balgjajt në territorin e bashkisë Klos.

Gazetari Enver Doç raporton se përfshihen nga flakët ahishte dhe pisha shumëvjeçare, punonjësit e bashkisë Klos dhe banorët e zonës që mbrëmë kanë shkuar për shuarjen e zjarrit.

Terreni është shume i vështirë dhe është e pamundur që të ndërhyjë zjarrfikësja. Zjarri po merr përmasa të mëdha pasi ndihmohet dhe nga era.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb