Një vatër zjarri e re është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë në njësinë Balldre.

Flakët janë në përmasa të mëdha teksa janë ndihmuar edhe nga shpejtësia e erës, teksa pak më poshtë vatrës ndodhen edhe disa banesa.

Banorët janë angazhuar personalisht që në momentet e para derisa në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e bashkive fqinje për përforcime për shkak të përmasave të flakëve.

Bashkia e Mirditës dhe Vaut të Dejës kanë dërguar nga një mjet zjarrfikëse dhe gjithashtu edhe një nga Bashkia e Shkodrës.

Dyshimet lidhur me shkakun e zjarrit mbeten ato të pakujdesisë, të paktën nga informacionet paraprake.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: