Punonjësit e Zonave të Mbrojtura anë nisur që prej mëngjesit operacionin për fikjen e zjarrit në Malin e Thatë.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se një sipërfaqe kullotë është djegur, e paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij.

Aktualisht në zonë janë vetëm punonjës nga ana e Shqipërisë. Nuk dihet ende sipërfaqja totale e zonës së djegur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb