Funerali i Papa Françeskut ka përfunduar. Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit kanë rënë, duke i dhënë fund shërbimit pas 2 orësh e 10 minutash.

Arkivoli i Papa Françeskut tani do të transportohet përtej lumit Tiber në Bazilikën e Romës “Santa Maria Maggiore”, ku këmbanat po bien gjithashtu përpara mbërritjes së trupit të Papës.

Santa
Santa

Shërbesa përfundoi me Kantikun e Virgjëreshës së Bekuar, të njohur edhe si Magnificat.

“Shpirti im madhëron Zotin dhe shpirti im gëzohet në Perëndinë, Shpëtimtarin tim”, këndonte kori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb