Një projekt 10-mujor për të restauruar kupolën gjigante prej bronzi dhe druri në mes të Bazilikës së Shën Pjetrit është drejt përfundimit dhe vepra do të zbulohet për publikun më 27 tetor, ka njoftuar Vatikani.

Kulmi i skalitur që ngrihet mbi altarin kryesor ka qenë i veshur me skela që nga shkurti, pasi ekspertët vendosën për një rinovim të madh të veprës, e ndërtuar në shekullin e 17-të nga një ekip i udhëhequr nga skulptori dhe arkitekti i njohur Gian Lorenzo Bernini. Restaurimi, i vlerësuar të kushtojë 700,000 euro ndihmoi në zbulimin e “një shpërthimi ngjyrash, një shpërthim përsosmërie,” tha Rev. Enzo Fortunato, kreu i komunikimit për bazilikën. Inxhinieri Alberto Capitanuçi e përshkroi punën gjatë restaurimit si më të lehtë sec mund ta kishin imagjinuar.

“Kapaciteti higjienik i një objekti 250-vjeçar, është shumë i ulët. Pluhuri dhe lagështia vendosen natyrshëm në një sipërfaqe kaq të madhe. Në fakt, rezultoi një detyrë e lehtë, duke marrë parasysh vështirësinë për të hyrë në kupolë, jo vetëm në pjesët më të paarritshme, por edhe tek kolonat. Nuk kemi hasur në ndonjë vështirësi të veçantë. Muaji i parë ishte një periudhë ambientimi”
Kupola u ndërtua mbi vendin ku Vatikani thotë se Shën Pjetri, Papa i parë, u varros pasi vdiq si martir i krishterë nën mbretërimin e perandorit romak Neron. Struktura e bronzit e errësuar është zbukuruar me detaje të shkëlqyera dhe është e mbuluar me një kryq të praruar në një sferë. Bazilika po përfundon gjithashtu punimet e restaurimit në bronx në pjesën e pasme të kishës dhe po krijon një xham të ri për të mbrojtur statujën e Mikelanxhelos, e vendosur në pjesën e përparme të kishës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: