Vatikani u ka hapur dritën jeshile homoseksualëve që duan të bëhen priftërinj. Megjithatë edhe ata duhet t’i nënshtrohen të njëjtit rregull si priftërinjtë e tjerë, atij të mos kryerjes së marrëdhënieve seksuale.
Në një rregullore të papritur të Kishës Katolike, peshkopët italianë do të lejojnë homoseksualët të hyjnë në seminare.
Megjithëse Vatikani nuk i kishte ndaluar në mënyrë eksplicite burrat homoseksualë të bëheshin priftërinj në të kaluarën, një udhëzim i vitit 2016 nuk i ndalonte burrat që kanë “prirje të thella homoseksuale”.
Udhëzimet e reja, të miratuara nga peshkopët italianë, thonë se drejtorët e seminareve duhet të marrin parasysh preferencat seksuale të një kandidati priftëror, por vetëm si një aspekt të personalitetit të tyre.
“Kur i referohemi prirjeve homoseksuale në procesin e formimit, është gjithashtu e përshtatshme që të mos reduktohet dallueshmëria vetëm në këtë aspekt, por … të kuptohet kuptimi i saj brenda të gjithë kuadrit të personalitetit të të riut”, thuhet në udhëzime.