Selia e Shenjtë shpjegon se do të duhet të pritet deri të dielën për të vlerësuar nëse kushtet shëndetësore të Papës do ta lejojnë atë të marrë pjesë në meshën për Pashkën.

Papa Françesku shprehu dëshirën për të qenë i pranishëm në bekimin e Urbi et Orbi më 20 prill, në fund të meshës së Pashkëve në Shën Pjetri.

Megjithatë, do të duhet të presim deri të dielën për të vlerësuar nëse kushtet shëndetësore nwse do ta lejojnë atë të marrë pjesë. Kështu njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb