Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri të rënë ditën e djeshme janë djegur 10 hektarë me pemë, vreshta e pemishte në Suharekë.

Policia tashmë ka nisur hetimet për rastin.

“Suharekë / 23.07.2024 – 17:00. Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb