Situata e zjarreve në qytetin e Vlorës dhe rrethinat e saj është më e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për banesa, apo destinacione turistike.

Kjo konfirmohet për “BalkanWeb”, nga gazetari Enrik Mehmeti, i cili thotë, se deri më tani, policia ka shoqëruar 3 persona, të cilët dyshohen si autorë të zjarreve.

Gjithashtu, gjatë ditës pritet që të nisin operacionet nga ajri, për të shuar vatrën e re që është aktivizuar, si dhe pritet të lëshohen fletë arresti ndaj tyre.

“Situata ka dalë nga pjesa e rrezikut dhe ka vatra midis Llogarasë dhe Dukatit, por po punohet intesivisht për shuarjen e tyre. Ditën e sotme priten operacione nga ajri për të shuar vatrën e re.

Janë shoqëruar 3 persona në Polici si të dyshuar për zjarret në këto zonë. Pritet të ketë fletë arresti për individë që kanë vendosur zjarret. Kjo është situatë problematike, në Karaburun, Dukat dhe Llogara.

Por asnjë prej vatrave të zjarrit nuk rrezikon rrugë, apo destinacione turistike. Konfirmoj që asnjë lloj destinacioni turistik, nuk ka asnjë lloj rreziku nga këto zjarre”, tha gazetari.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb