TIRANE- Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë prezentë në vend. Kështu, përgjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin ka patur 9 vatra zjarri në banesa, një magazinë dhe pyje e kullota. Për pasoja pati dëme materiale, kryesisht në banesa private dhe një biznes.

Lidhur me këtë fakt, Emergjencat Civile kanë angazhuar 14 mjete zjarrfikëse në këto 9 raste zjarri dhe rreth 70 forca për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët dhe minimizuar dëmet; ndër to 30 zjarrfikës, 30 pjesëtarë të forcave të armatosura dhe rreth 10 policë të FNSH.

Zjarret në banesa dhe biznes privat kanë rënë në Tiranë, Shkodër dhe Dibër. Ndërsa në qarkun e Elbasanit dhe Fierit janë konstatuar 4 vatra zjarri në shkurre dhe kullota me dëme të konsiderueshme, kryesisht djegie të pishave. Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarët, që në këto ditë me temperatura të larta të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo 0694110198, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: