Zgjedhjet e 30 Qershorit ne Bashkinë e Vaut të Dejës po  kthehen në  mollë  sherri mes Partisë  Demokratike dhe asaj Socialiste. Veç  deklaratave  të një dite më parë nga  sekretari i PD, Gazmend Bardhi, edhe avokati për  çështjet zgjedhore Jordan Daci dëshmon faktin se ka prova se materialet  zgjedhore mbërritën në doganë në orën 7;59 min.

Daci shkon me tej teksa denoncon dhe praninë si anëtar në  KZAZ-n  e Vaut të  Dejës të një prej kandidatëve të PS  për këshillin bashkiak.

Por përkundër kësaj Partia  Socialiste në Vaun e Dejës përmes  sekretarit për marrëdhëniet me publikun, Agron Ceka i konsideron qesharake deklaratat e PD  duke thënë se materialet zgjedhore në KZAZ 6 mbërritën nga  KQZ rreth mesnatës në prani dhe te vëzhguesve të OSBE/ODIHR.

PS  hedh poshtë dhe  akuzat se anëtarja e KZAZ ishte dhe kandidate për këshillin duke bërë të ditur se Lestina Ndoja ishte dorëhequr  përmes një  letre zyrtare dërguar në KQZ.

Përkundër deklaratave dhe kundërdeklaratave  nga dy  forcat  politike, bashkia e Vaut të Dejës  është bashkia e  vetme  ne vend  që  nuk  ka  kryetar pas shkarkimit të kryebashkiakut Zef  Hila.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb