Dy partitë më të mëdha të Izraelit u takuan të martën për të diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie uniteti, në një përpjekje për të tejkaluar bllokadën politike, pas zgjedhjeve parlamentare të javës së kaluar.

Takimi midis përfaqësuesve të dy partive vjen një ditë pasi lideri i partisë Bardhë e Blu, Benny Gantz dhe ai i partisë rivale Likud, Benjamin Netanyahu, mbajtën takimin e tyre të parë të punës përcjell rel. Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, i bashkoi ata me shpresën për të tejkaluar problemet në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të treta me rradhë në më pak se një vit.

“Njerëzit presin që ju të gjeni një zgjidhje edhe nëse kjo bëhet me një kosto personale dhe madje ideologjike”, tha Rivlin.

Presidenti i Izraelit është përgjegjës për emërimin e një kandidati për kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare. Partia Kaltër dhe Bardhë doli e para në zgjedhje me 33 vende, e pasuar nga Likud e Netanyahut me 31 vende.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: