Para disa muajsh kanë nisur protestat në Beograd kundër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Edhe sot, qytetarë të shumtë u mblodhën në shesh dhe vazhduan drejt ndërtesës së RTS-së.

Janko Veselinoviç tha se nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre dhe nuk dialogon me ta, atëherë do të emërojnë disa njerëz profesional që të vihen në kontakt me autoritetet.

Në këtë tubim u tha se do të vazhdojnë me protesta deri në fitore.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiçit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Muajin e kaluar, një grup protestuesit kishin hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik, RTS duke kërkuar që t’iu lejohet që të paraqesin kërkesat e tyre. Megjithatë, policia kishte arritur që t’i nxjerrë nga ndërtesa.

Në anën tjetër, Presidenti Aleksander Vuçiç mbledhin në miting mbështetësit e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb