Vijojnë luftimet e ashpra në Lindjen e Mesme. Ushtria izraelite deklaroi se kishte vrarë pesë militantë të tjerë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë një komandant lokal, ndërsa kreu për të dytën ditë me radhë operacioneve kundër terrorizmit.
Izraeli bëri me dije se bastisjet në veri të Bregut Perëndimor janë vrarë gjithsej 16 persona, pothuajse të gjithë militantë.
Nga ana tjetër palestinezët thanë se ata i shohin si një zgjerim të luftës më shumë se 10 mujore mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe që synojnë të përjetësojë sundimin ushtarak prej dekadash të Izraelit mbi Bregun Perëndimor.
Ndërkohë, Izraeli tha se ka rënë dakord për të paktën tre ditë “pauzë humanitare” të luftimeve në Gazë, duke filluar nga e diela, për të lejuar zyrtarët e shëndetësisë të Kombeve të Bashkuara të kryejnë vaksinimin kundër poliomielitit në territor, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Hamasi e mirëpriti pauzën humanitare për programin e vaksinave kundër poliomielitit, tha të enjten zyrtari i Hamasit, Basem Naim për Reuters.
(BalkanWeb)