Një izraelite është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur, nga një sulm i palestinezëve afër Bregut Perëndimor, njoftuan zyrtarët shëndetësor. Ushtria e Izraelit tha se një person, dhe dy fëmijët e tij u sulmuan nga palestinezët, të cilët përdorën një pajisje shpërthyese të improvizuar.

Zyrtarët njoftuan më pas se nga plagët e marra gjatë sulmit, një 17 vjeçare ka humbur jetën. Ushtria tha se incidenti po trajtohet si një sulm terrorist.

Rajoni pati përleshje vitin e kaluar, midis palestinezëve dhe izraelitëve, për shkak të zgjerimit të vendbanimeve. Fshatarët palestinezë u ankuan se atyre po përpiqeshin të iu merrnin tokën, përfshirë burimet e ujit.

Në këtë pjesë fshatrat palestineze janë shumë afër vendbanimeve izraelite dhe autoritetet e Izraelit kontrollojnë plotësisht territorin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb