Gjithë bota e futbollit është shokuar nga humbja e parakohshme e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori. Ai humbi jetën pas një ataku kardiak të pësuar në dhomën ku flinte.

Gjithë bota e futbollit ka zhvilluar nderime për të kujtuar figurën e tij. Vendimi i fundit është ai i Federatës Italiane të Futbollit, e cila lajmëron se çmimi “Fair Play” që jepej prej saj, tashmë do të marrë emrin “Davide Astori”. Ky lajm është konfirmuar nga zv/presidenti i Federatës Aleksandro Kostakurta.
Italia2-470x392
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/vazh5don-nde5rimi-i-dav5ide-astorit-shikoni-cfare-vendimi-merr-federata-italiane-e-futbollit/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: