Është e çuditshme, por stadiumi “Arena e Demave”, ku Partizani do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë, këtë sezon është shndërruar në një pikë të dobët për të kuqtë. Ekipi po pëson një ngërç sa i përket ndeshjeve në shtëpi, nga të cilat ka arritur të grumbullojë vetëm 14 pikë.

Nëse do të bënim një renditje të vetëm ndeshjeve të shtëpisë, të kuqtë do të ishin të gjashtit. Vetëm Elbasani, Tirana, Teuta dhe Skënderbeu kanë bërë më keq. Është e çuditshme sesi efekti fushë ndikon për keq te “Demat”, që në 9 ndeshje kanë shënuar 10 herë dhe kanë pësuar tetë. Të kuqtë numërojnë tri fitore, katër barazime dhe një humbje. Në total ata kanë humbur 13 pikë, duke marrë më pak se gjysmën.

NË TRANSFERTË – Në ndeshjet e luajtura jashtë fushës së vet Partizani ka bërë më mirë se të gjithë, duke grumbulluar 16 pikë. Mesa duket këtu bëhet edhe diferenca e të kuqve me rivalët dhe i ndihmon për të qenë në katërshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb