Duket se tratativa mes Luka Modricit dhe Interit nuk kanë përfunduar. Kështu raportojnë mediat italiane, që besojnë se dëshira e lojtarit do të ndikojë që ai ta kalojë te Inter. Sipas Sport Mediaset, Interi do të përpiqet përsëri të transferojë mesfushorin kroat gjatë merkatos së dimrit.

Ylli kroat ka treguar interes për të rihapur bisedimet në fillim të janarit dhe aty do të përfshihet edhe presidenti Florentino Perez.

Modric besohet se është i intriguar nga mundësia për të sfiduar Juvntusin e Ronanldos në Serie A.
Kroati ka karkuar kalimin te Interi edhe gjatë verës, por transferimi nuk u realizua pasi që Florentino Perez bllokoi kalimin madje e quajti të pabesueshëm formën që Interi ka kërkuar ta marrë lojtarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: