Pas ngjarjes së rëndë ku vdiq një 12-vjeçar nga Pocesta e Maliqit, reagon edhe spitali rajonal i Korçës. Nga spitali sqarojnë mjekët se 12-vjeçari pasi ka patur një stabilizim shëndetësor në datë 31 dhjetor dhe me dëshirën e familjarëve të tij është larguar nga spitali.

Gjatë shtrimit ai është mjekuar me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për barkun.

I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave. Në datën 7, kur ai është paraqitur përsëri në urgjencën spitalore të Korçës është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situatë shumë të rënduar në spital dhe për shkak të simptomave, te cilat jane te njejta per disa diagnoza, u be e mundur te niset menjehere në kryeqytet per mjekim te specializuar dhe per ekzaminime te thelluara shendetesore.

Saktësohet që rasti është ndjekur me përparësi në spitalin e juglindjes nga personeli shëndetësor.

Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër.

Nga ana tjetër Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb